Menuja e Ekranit

0

KENGE POPULLORE

KURIOZITET

Për të shmangur arratisjen e klandestinëve, të dyshuar se transportonin mall kontrabandë në Brazil, policia federale e Ribeirão Preto (314 km nga San Paolo) është “hedhur” në sulm për të ndaluar avionin e grupit kriminal… me makinë. Policia, që e filmoi të gjithë aksionin nga brenda makinës, arriti të ndalojë ngritjen e avionit të vogël dhe arrestoi pesë të dyshuarit, duke sekuestruar një ngarkesë me aparte elektronike vëzhgimi, si dhe printerë e fotokamera.

HEKURANI XHAMBAZI 2011,MUZIK SHQIP,POPULLORE

YLLI BAKA- BABA TOMORRI

HUMOR shqip

Humor Shqiptar - Qytetari Turist

CEKJA FAIN E KA PARAJA FALLXHIU HD

ShokuTahip

Një konflikt i lindur për avllinë e shtëpisë, ka shkaktuar dy të plagosur, të cilët kanë përfunduar në spital me plagë çifteje, të shkaktuara nga fqinji i tyre. Vetëm pak orë pas vrasjes në Durrës, të 35 vjeçarit Gentian Zguri, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak. Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë në këmbë pasi janë qëlluar me çifte, ndërkohë që shkak mësohet të jetë një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Shijak të Durrësit, në vendin e quajtur “4 rrugët Fllakë”. Burime nga vendngjarja bënë me dije se Ajet Bajrami, 60-vjeç dhe i biri i tij 24-vjeçar Ymer Bajrami, janë qëlluar me çifte nga fqinji i tyre, i cili më pas është larguar me shpejtësi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir janë konfliktuar me fqinjin për avllinë e shtëpisë së tyre. Uniformat blu bënë me dije se personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që është zbuluar identiteti i autorit dhe policia është vënë në ndjekje të tij, për ta prangosur vetëm pak minuta pas ngjarjes. Fqinji Indrit Shahini i cili kreu dhe krimin, është arrestuar menjëherë nga policia, ndërkohë që grupi hetimor tashmë do të mund të zbardhë shkaqet e krimit. Ngjarje të tilla ku fqinji qëllon fqinjin për një avlli, tub uji, gardh, rrip toke, lopë, kullotë, pemë, arë, jonxhë, etj. etj., tashmë nuk njohin territor apo moshë në vendin tonë. si në veri ashtu dhe në jug, i madh e i vogël, plak apo fëmijë, të gjithë janë gati të kapin armët, kur bëhet fjalë për çështje të tilla, të cilat në të vërtetë nuk mund të barazohen kurrsesi me jetën. Vrasjet .

Ju Pelqen

 
Google+Shkruani kerkimin qe doni ketu ne Google

Meso per Profesionin

Meso dhe ti Profesionin qe do??