Ditari

Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.  

Windows

 

Microsoft Windows është emri i sistemit operativ nga Microsoft-i për personal computer. Qysh në vitin 1985 lancohet verzioni Windows 95 dhe dominon në treg, si sistemi operativ për komjuterët për përdorim personal. Në vitin 2004 Microsoft kishte 90% të tregut të kompjuterëve personal në duart e veta.krijimi i një sistemi operativ nga Microsofti (versioni i parë Windows) me siguri ishte i frymëzuar nga iniciativat e Xerox-it dhe Apple, në atë kohë në komjuterët e tyre kishin sisteme operative të cilët përmbanin grafikën.

Microsoft Windows
Windows logo
Autor: Microsoft Corporation
Zhvillues: KDE Windows
Gjuhët e mundshme:
Përdoret për:

Sistem operativ

Sistemi iperativ 16/32 bit

Licenca:
Faqja zyrtare:

Microsoft Windows

Gimp Windows

Fjala Angleze 'Windows' do të thotë 'dritaret'. Dritaret janë një nga katër pjesët përberëse të konceptit të interface-s WIMP, (Window, Icon, Menu, Pointing device) të definuara ma herët nga Xerox PARC në fillim të viteve të 80-ta.

Kronologjia

Gjatë këtyre viteve dolën verzione të ndryshme të Windowsit nga koncerni Micrisoft. Këto verzione mund të ndahen në:

sistemet operative 16 bit

  • Këto verzione kan GUI të kufizuar, grafikë kjo mbi bazën e MS-DOS-it. Me MS-DOS përdoruesi ka të drejtat dhe shërbimet esenciale, si qasje te hard disk dhe tastatura.
    • Windows 1.0 (1985)
    • Windows 2.0 (1987)
    • Windows 3.0 (1990) ishte relativisht i shpejtë, mbështeste edhe VGA-video kartën, përmbante edhe një lloj multitasking dhe arriti të kishte një limit 1 MB-memorje për DOS. Gjithashtu ishte verzioni i parë i Windowsit që tregonte 'ekrani blu' që dukej në ekran si pasojë e gabimve të pariparueshme. Ky sistem operativ gati njëkohësisht u zgjërua meWord dhe Excel.
    • Deri te dalja në përdorim e verzioneve Windows 3.1/3.11 (1992) pothuajse të gjithë punëtorët e Microsoftit punonin edhe vetë me sistemin operativ Xenix, një verzion i përpunuar i Microsoftit i marrë nga AT&T Unix.
    • Windows for Workgroups 3.11 (1993) përmbante një lehtësi të madhe për netwerk. Me këtë sistem operativ lidhjet mes PC-ve në një "netwerk" të përbashkët ishin thjeshtësuar fare.

sistemet operative 16/32 bit

  • Këto sisteme hibride kishin një lidhje të fortë mes sistemit operativ dhe grafikës. Këto verzione të Windowsit kishin edhe më tutje nevojë për MS-DOS , për “detyra” të caktuara, mirëpo kjo nuk vërehej nga përdoruesi. Ja disa shembuj:
    • Windows 95, katër verzione:
      • verzioni i parë në gusht 1995 (versioni 4.00.950, MSDOS 7.0)
      • Windows 95A në dhjetor 1995 (versiioni 4.00.950A, MSDOS 7.0)
      • Windows 95B në vitin 1996 (versioni 4.00.950B, MSDOS 7.0)
      • Windows 95C në vitin 1997 (versioni 4.00.950C MSDOS 7.1)
    • Windows 98, dy verzione:
      • verzioni i parë në vitin 1998 (versioni 4.10.1998 MSDOS 7.1)
      • Windows 98 Second Edition në vitin 1999 (versioni 4.10.2222 MSDOS 7.1)
    • Windows Me në vitin 2000 (versioni 4.90.3000 MSDOS 8.0)

Të gjitha këta sisteme operative kan emrin e përbashkët Windows 9x.

  • Me lancimin e Windows 95 në vitin 1995, për të cilin mund të thuhet se është një zgjerim i MS-DOS në treg u bë e qartë që Microsofti do të merr primatin dhe nuk do të kishte konkurrent tjetër t denjë sa i përket kompjuterëve personl (PC).I vetmi konkurrent i vërtetë i Windows 95 OS/2 nuk ishte në gjendje të përdorte programet e Windows 95 –shit dhe humbi në popullaritet dhe u bë gati i padëshiruar. Përderisa për DOS sistemet operative kishte ende konkurrent si për shembull Novell, DR-DOS dhe PC-DOS-i i IBM-it
  • Me Windows 98 (1998) Microsofti intergron në sistemin operativ edhe web shfletuesin Internet Explorer.

Tanimë për shkak të konkurrencës jolojale Microsoft është dënuar, nga gjykata të ndryshme, disa herë.

sistemet operative 32 bit

  • Këto sisteme janë projektuar qysh nga baza si sisteme për përdorim profesional me disponueshmërinë e lartë dhe kanë plotësisht të integruar grafikën. Ato nuk përmbajnë shumë nga gjeneratat e mëparshme. Ja disa shembuj:
    • Windows NT 3.1 (27 korrik 1993, i quajtur '3.1' sepse me daljen e tij Windows 3.1-erdhi një “epokë e re”)
    • Windows NT 3.5 (1994)
    • Windows NT 3.51 (1995)
    • Windows NT 4.0 (1996)
    • Windows 2000 (Windows NT 5.0) (2000)
    • Windows XP (Windows NT 5.1, edhe 64 bit) (2001)
    • Windows XP Media Center Edition (2003)
    • Windows Server 2003 (Windows NT 5.2)
    • Windows XP Media Center 2005 (2005)
    • Windows Fundamentals for Legacy PCs (2006)
    • Windows Vista (Windows NT 6.0) (2006/2007, edhe 64 bit)
    • Windows Home Server (2007)
    • Windows Server 2008 (2008)
    • Windows 7 (2009, edhe 64 bit)
    • Windows 8 (2012)
  • Në vitin2001, Microsoft solliWindows XP një kombinim ky i sistemeve operative të besueshme, por të kufizuara që kanë për qëllim bizneset (Windows NT, 2000), me versionet e Windowsave të cilët kishin hardware mbështetje e të cilët ishin të dedikuar për për konsumatorët (95, 98, ME). Fillimi e suksesshëm u shoqërua me protesta në media të ndryshme kundër integrimit të aktivizimit të produktit dhe Privacy sigurisë së intimitetit.
  • Më 30 nëntor, 2006 doli Windows Vista për kompanitë në Shtetet e Bashkuara. Versioni për kosumatorë është publikuar më 30 janar, 2007 në dyqane.

sistemet operative 64 bit

Ka tre versione të Windowsit 64-bit mbështetje. I pari është një 64-bit version i Windowsit NT 4.0 për DEC Alpha. I dyti është një variant i Intel Itanium-it me IA-64 "pako udhëzim" të vendosur, dhe i fundit është "64-bit extended" verzion për x86-64 "pako udhëzim". Procesorët e zgjeruar (extended-procesor) 64 bit të bërë nga AMD, përkatësisht Athlon 64 dhe Opteron. Këta procesor përdorin AMD64 një "pako udhëzim" të vendosur, i njohur edhe si x86-64. Të gjithë AMD procesorët që dolën nga Athlon 64 përdorin këtë pako udhëzim. Athlon 64 X2, Sempron dhe të gjithë pasardhësit e Barcelona, i përdorin këto "pako udhëzime". Intel përdor të njëjtën metodë në 64-bit zgjerim në Pentium 4 (6-serik) procesorët, por Intel këtë e quan x86-64 verzioni EM64T. Edhe procesorët e gjeneratave të reja Xeon procesorët për server mund të përdorin këtë opcion. Të gjithë procesorët që nga Intel Pentium 4 janë gjithashtu duke përdorur këtë teknologji.Procesori i vetëm 64-bit për Windows i cili ka mbështetje për Windows burimorë (native) në këtë kohë është Itanium Intel 2.

  • Qysh nga Windows 2000, Windows XP, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2008 janë në dispozicion edhe 64-bit verzionet për procesorë x86.

Aktualisht 64-bit versionet e procesorëve janë në zhvillim e sipër.

  • Windows Vista
  • Windows 7

I tanishmi

Windows 7 doli më 22 tetor, 2009..

Mobil

  • Pocket PC është një version për PDA pa aftësitë e komunikimit të gjerë. Ky është një zgjerim i Windows CE.
  • Windows Mobile është një version për PDA dhe pajisje të tjera portative të tilla si telefona mobil me aftësitë e komunikimit të gjerë. Windows Mobile është bazuar të Windows CE.
  • Windows Phone 7 ka një sistem të ri operativ për Smartphone-t..

Të integruar

  • Windows XP Embedded është një version për sisteme te integruara.
  • Windows CE është një version për sisteme te integruara me mbështetje për lloje të ndryshme procesorësh.
  • Windows Mobile 6 është një version për sisteme te integruara.

Sistemet e fundit të Windowsit32-bit për servera

Microsoft njoftoi WinHEC se Windows Server 2008 do të jetë Windowsi i fundit 32-bit për server. Pas Windows 2008 kompania do të kaloj plotësisht në verzionet 64 bit për server. Verzioni i ardhshëm i Windows desktop i njohur si Windows 8 do të jetë vetëm në 64 bit.

Një numër i produkteve, duke përfshirë edhe Exchange Server 2007 dhe Microsoft Office Groove Server tani më janë vetëm në verzionin 64-bit.

[redakto]Verzionet

Pavarësisht nga emrat të gjitha versionet e Windowsit, kanë gjithashtu një numër:

  • Verzioni 1.00: Microsoft Windows 1983
  • Verzioni 1.xx: Microsoft Windows 1.x
  • Verzioni 2.xx: Microsoft Windows 2.x
  • Verzioni 3.00: Microsoft Windows 3.0
  • Verzioni 3.10: Microsoft Windows 3.1
  • Verzioni 3.11: Microsoft Windows 3.11 For Workgroups
  • Verzioni 3.20: Microsoft Windows 3.2 (Verzion Kinez i Windows 3.10)
  • Verzioni 4.00: Microsoft Windows 95
  • Verzioni 4.10: Microsoft Windows 98
  • Verzioni 4.90: Microsoft Windows Me

Të bazuar në NT:

  • Verzioni 3.10: Microsoft Windows NT 3.1
  • Verzioni 3.50: Microsoft Windows NT 3.5
  • Verzioni 3.51: Microsoft Windows NT 3.51
  • Verzioni 4.00: Microsoft Windows NT 4.0
  • Verzioni 5.00: Microsoft Windows 2000
  • Verzioni 5.10: Microsoft Windows XP & Windows Fundamentals for Legacy PCs
  • Verzioni 5.20: Microsoft Windows XP, Windows Server 2003 & Home Server (I bazuar në Windows Server 2003 pasi që doli Vista)
  • Verzioni 6.00: Microsoft Windows Vista & Server 2008
  • Verzioni 6.10: Microsoft Windows 7 (Windows 7 është verzion 6.10, por quhet 7) & Windows Server 2008 R2
  • Verzion i panjofshëm: Microsoft Windows 8 (në zhvillim, pritet të dal në vitin 2012)