Menuja e Ekranit

1

KENGE POPULLORE

1

KURIOZITET

Për të shmangur arratisjen e klandestinëve, të dyshuar se transportonin mall kontrabandë në Brazil, policia federale e Ribeirão Preto (314 km nga San Paolo) është “hedhur” në sulm për të ndaluar avionin e grupit kriminal… me makinë. Policia, që e filmoi të gjithë aksionin nga brenda makinës, arriti të ndalojë ngritjen e avionit të vogël dhe arrestoi pesë të dyshuarit, duke sekuestruar një ngarkesë me aparte elektronike vëzhgimi, si dhe printerë e fotokamera.

HEKURANI XHAMBAZI 2011,MUZIK SHQIP,POPULLORE

YLLI BAKA- BABA TOMORRI

HUMOR shqip

Humor Shqiptar - Qytetari Turist

CEKJA FAIN E KA PARAJA FALLXHIU HD

ShokuTahip

Një konflikt i lindur për avllinë e shtëpisë, ka shkaktuar dy të plagosur, të cilët kanë përfunduar në spital me plagë çifteje, të shkaktuara nga fqinji i tyre. Vetëm pak orë pas vrasjes në Durrës, të 35 vjeçarit Gentian Zguri, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak. Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë në këmbë pasi janë qëlluar me çifte, ndërkohë që shkak mësohet të jetë një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Shijak të Durrësit, në vendin e quajtur “4 rrugët Fllakë”. Burime nga vendngjarja bënë me dije se Ajet Bajrami, 60-vjeç dhe i biri i tij 24-vjeçar Ymer Bajrami, janë qëlluar me çifte nga fqinji i tyre, i cili më pas është larguar me shpejtësi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir janë konfliktuar me fqinjin për avllinë e shtëpisë së tyre. Uniformat blu bënë me dije se personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që është zbuluar identiteti i autorit dhe policia është vënë në ndjekje të tij, për ta prangosur vetëm pak minuta pas ngjarjes. Fqinji Indrit Shahini i cili kreu dhe krimin, është arrestuar menjëherë nga policia, ndërkohë që grupi hetimor tashmë do të mund të zbardhë shkaqet e krimit. Ngjarje të tilla ku fqinji qëllon fqinjin për një avlli, tub uji, gardh, rrip toke, lopë, kullotë, pemë, arë, jonxhë, etj. etj., tashmë nuk njohin territor apo moshë në vendin tonë. si në veri ashtu dhe në jug, i madh e i vogël, plak apo fëmijë, të gjithë janë gati të kapin armët, kur bëhet fjalë për çështje të tilla, të cilat në të vërtetë nuk mund të barazohen kurrsesi me jetën. Vrasjet .

Ju Pelqen

1
 
Google+Shkruani kerkimin qe doni ketu ne Google

mesime rreth Internetit

FacebookTwitterMore... Kthehu Mbrapa (ne faqen kryesore)

Njohurite kompjuterike ne ditet tona sot:

INTERNETI

 


 

6.1. Njohja


  1. Shumica e studentëve i njeh formulat e abonimit; por megjithëse i njeh, rinia konsideron ato të ndërlikuara për t’i vlerësuar; (Shifrat janë në studim) 6.5. E-qeverisja Studentët nuk janë fare të interesuar për faqet e internetit të ministrive apo institucioneve të tjera publike, qëndrore apo lokale. Vetëm 2% e studentëve e konsultojnë shpesh një faqe interneti të tillë. Po t’i shtohet kësaj shifre edhe pjesa e atyre që e kanë konsultuar disa herë, del se vetëm 8% e studentëve e kanë konsultuar ndonjëherë një faqe interneti të ministrive apo institucioneve të tjera publike, qendrore apo lokale. Shumë rrallë e kanë bërë këtë punë rreth 13% e studentëve.


Në total vetëm 21% e studentëve kanë konsultuar të paktën njëherë një faqe interneti., 61% e studentëve nuk e kanë përdorur ndonjëherë internetin për të konsultuar ndonjë faqe interneti të këtyre institucioneve.
Por studentët nuk dinë edhe në se universiteti i tyre ka apo nuk ka një faqe të vetën të internetit: 68% e studentëve deklarojnë se nuk e dinë këtë gjë, pra ka apo nuk universiteti një faqe. Rreth 24% deklarojnë se ka dhe se e kanë konsultuar atë, ndërsa 10% deklarojnë se nuk ka, ata kanë kërkuar por nuk kanë gjetur.

Në lidhje me drejtuesit dhe stafin akademik, studentët mendojnë se vetëm 9% e tyre janë shumë të dhënë pas TIK, 23% mendojnë se interesohen, por vetëm kaq, dhe 7% të tjerë interesohen nga halli, 6% mendojnë se nuk tregojnë asnjë interes. Pjesa e abstenuesve është e lartë, ata nuk dinë të thonë gjë për këtë. Në përgjithësi studentët nuk e vlerësojnë shumë pozitivisht qëndrimin e drejtuesve dhe stafit në lidhje me përdorimin e TIK. Vërtet ka rreth 40% që mendon se ka interesim, por pjesa e abstenuesve është shumë e lartë prej faktit se ata nuk shohin rezultat për të gjykuar.

Ndërkaq 75% e studentëve e konsiderojnë shumë të domosdoshëm përdorimin e teknologjive të informimit dhe të komunikimit. Po t’u shtohen këtyre edhe 18% e atyre që mendojnë se ato janë të dobishme por jo të domosdoshme, atëherë rreth 93% e studentëve i quajnë të domosdoshme ose të dobishme përdorimin e teknologjive të informimit dhe të komunikimit.

Po ashtu studentët e konsiderojnë përparësi për zhvillimin e universitetit të tyre, përdorimin e teknologjive të informimit dhe të komunikimit. Rreth 83% e tyre mendojnë se zhvillimi i TIK në universitetin e tyre duhet të jetë një përparësi. Po të përjashtohen të pavendosurit, rreth 10%, atëherë pjesa e atyre që mendon të kundërtën është vetëm 7%.

 

Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve:i bejne te rriten ne

image

një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe çati. Ky nuk është njoftimi i parë, por para disa ditësh një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik: një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit dhe jetës online.

Rregulla të ashpra, të klasifikuara sipas moshës dhe të shoqëruara me këshilla mbi limitet dhe kontrollin. Nuk ka qenë gazeta ajo që është shqetësuar për këtë fakt. Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative. I drejtë apo i gabuar, sido që të jetë, është një problem real, ose nëse preferoni një realitet i ri; një botë e re që po rritet para syve tanë, shpesh pa dijeninë e prindërve. Për shembull, pjesën më të madhe të kohës fëmijët e harxhojnë me videolojëra. Kohë kjo e shpërdoruar kot për jetën reale, për lojërat në ajër të pastër. Orë dhe energji, të cilat mund të shfrytëzohen për detyrat e shtëpisë, qëndrimin me miqtë apo familjarët.

Ky problem nuk është vetëm gjerman, por është një e dhënë e përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës: të vendosen në familje rregulla të forta për përdorimin e kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç, koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta, për ata 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët nga 14 e lart, një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka çat online, nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve, apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter personal në dhomë. Për më të rriturit komunikimi në çat do të jetë i kontrolluar, nuk do të shohin video natën dhe nuk duhet t‘u japin kurrë adresën apo numrin e telefonit të panjohurve.

Problemi në fjalë është aq serioz, saqë edhe vetë Bill Gejts së bashku me të shoqen, Melinda, ia kanë ndaluar vajzës së tyre 10-vjeçare që të përdorë kompjuterin më shumë se 45 minuta në ditë. Nëse nuk do të merrnin këtë masë, atëherë kishte të ngjarë që vajza të largohej nga realiteti, pa marrë parasysh më pas monstrat online, pornografinë, pedofilinë dhe faqet e dhunshme.

“Unë jam plotësisht dakord me idenë e tabelës mbi limitet e përdorimit. Kanë bërë shumë mirë që e kanë publikuar”, pohon një tjetër profesoreshë, që sipas së cilës do të ishte edhe më e vlefshme ideja që kompjuteri të përdorej nga fëmijët vetëm pas moshës 10-11 vjeçare, jo më poshtë kësaj moshe. Rreziku “është një teknologji e vetmisë, fundi i ndërmjetimit”: kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Me sindromën e “second life” për fëmijërinë “mund të zhduket ndërmjetësuesi, momenti motiv, emocioni i kontaktit njerëzor”.

Megjithatë, rreziku nuk mund të fshihet vetëm pas sajteve porno, kërcënimeve online dhe lojërave të shëmtuara. Ka një humbje vlerash. Interneti shformon realitetin. Të qenit në shërbim të tij, si fëmijët, ashtu dhe adoleshentët, rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Mos ndoshta është vonë të reagojmë? “Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar. Të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme”, vazhdon më tej ajo. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duhet të duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që i shtyn drejt vetmisë.

Nxitjet dhe iniciativat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh, nga ata për minorenë tek ata portabël, të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar nga Këshilli i Evropës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën dixhitale me raportin njerëzor.

Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë, ashtu dhe në shtëpi.

Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: “Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale”. Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra, a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? Përballja vazhdon të mbetet e hapur.

Komunikimi në çat do të jetë i kontrolluar, nuk do të shohin video natën dhe nuk duhet t‘u japin kurrë adresën apo numrin e telefonit të panjohurve

Sot po rritet një brez që është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i fëmijëve funksionon ndryshe

Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm. (Gazeta Shqip)

 

Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë.

New York Times ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t'i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, "Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë.
Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj.

Nga mosha 0 deri në 2 vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon.
Fëmijët e moshës 3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës tuaj.

Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t'i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte.
Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesë në Windows. Scratch i ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme.

Mosha 12 vjeç e lart edhe pse bëhen më "përtacë" për t'u çuar, në shkollën e mesme dhe të lartë ata pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë të bëjnë veprimet e një të rrituri dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë moshë që Piaget e quan "operacioni formal", të aftë për të zhbiruar në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat MP3 dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri.
Në fakt celularët janë më shumë apo më pak të detyrueshëm për fëmijët në këtë moshë. Përveç se tregojnë avantazhin social, celularët mund të reduktojnë stresin, lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të komunikojnë me njëri-tjetrin për detyra të ndryshme, etj.

T'i japësh një fëmijë gati për të kaluar në kolegj një laptop, do të bënte që ai t'i largohej lojërave MP3, para se të arrinte çastin për t'iu drejtuar universitetit, duke u futur në botën e kompjuterit. Kështu ata mund të krijojnë dosje të veçanta në Google Page Creator për të parë gjithçka ata kanë dëshirë dhe nevojë, informacione pa fund dhe të bëhen ndërmarrës të ardhshëm.
Nëse ai do të ishte gjallë sot Piaget patjetër që do t'i këshillonte prindërit se për fëmijët e vegjël çdo gjë, edhe nëse ka bateri apo jo, është një zbulim që pritet të ndodhë çdo ditë. Por lodrat funksionojnë më mirë kur ato janë të organizuara sipas nivelit të zhvillimit të fëmijës.

Rreziku i dëmtimit nga rrezet e celularëve
Shumë Organizata përfshirë industrinë e telefonave celularë zvogëlonin rrezikun e dëmtimit nga rrezet e celularëve. Rezultate studimi në terma të shkurtër janë përdorur për të bindur konsumatorët se përdorimi i një telefoni celular nuk është i shoqëruar me një tumor në tru ose kancer, që zhvillohen vetëm dhjetë vjet pas ekspozimit. Për të qenë të plotë, asnjë nuk e njeh ekzaktësisht sa dëme mund të provokojë një telefon celular.  Studimi tregon sa i rrezikshëm është rrezatimi i celularëve. Personat duhet të evitojnë përdorimin e tyre.

Edhe pse deri tani asnjë nuk ka provuar që rrezatimi i celularëve mund të provokojë diçka të tillë. Tek fëmijët duhet të ndalohet përdorimi i celularit sepse truri i tyre është akoma duke u rritur dhe është veçanërisht truri i tyre që dëmtohet më shumë nga rrezatimi i celularëve. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë. Pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin, të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë.

Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë.Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.

Rrezatimi i celularit mbi njeriun
Për sistemin GSM (sistemi i sotëm e telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2Mhz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz.

Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz. Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm.

Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 W. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është  0.03 W/kg.

Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 W/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit në kokë me një intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6 W/kg që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës.

Ne vitin 1968 është arritur në konkluzionin se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4 W/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 W/kg. Disa vite më parë, kjo doze për qëllime sigurie është ulur me tej në 0.08 W/kg për ekspozimin e publikut, pra 50 herë më pak.

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit, nëpërmjet një hulumtimi, kanë treguar se 50 për qind e studentëve vuanin nga dhimbjet e lidhura me përdorimin e kompjuterit. Çdo i shtati student ishte ankuar se ndien dhimbje vetëm pas një ore që kalon para monitorit të kompjuterit.

Shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, sipas ekspertëve, është se përdoruesit e kompjuterëve personalë dhe të laptopëve, para së gjithash, nuk e mbajnë pozitën e duhur gjatë punës.

Ekspertët rekomandojnë që për punë me kompjuter është më mirë të përdoret “miu” sesa “touchpad” (puna me gishta), sepse ky i fundit mund të shkaktojë presion në duar dhe në nyjat e duarve. Ata thonë se miu duhet të jetë në nivel me bërrylin dhe jo larg kompjuterit.

Po ashtu, edhe ekranet shpesh vendosen shumë poshtë, për këtë arsye përdoruesi duhet të përkulet përpara dhe kjo shkakton dhimbje në shpinë dhe në qafë.

Prandaj, thonë ekspertët, është mirë që gjatë ditës, kohë pas kohe, të zgjatet qafa dhe nyjat. Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se njerëzit që merren me aktivitet fizik kanë shumë më pak probleme me dhimbjet e lidhura si pasojë e përdorimit të kompjuterëve.

 

i ti ndaloni femijen nga qendrimi para kompjuterit gjate tere nates?

Femijeve u pelqen shume teknologjia. Ne ditet e sotme shumica prej tyre kalojne ore te tera ne kompjuter me lojera te ndryshme. Prinderit nuk mund te qendrojne 24h me femijet e tyre qe ti percjellin se sa kohe kalojne ne kompjuter, prandaj do te ju tregojme nje menyre per ta limituar kohen qe kalojne femijet para kompjuterit.

-Se pari duhet te keni nje account me emrin e femijes tuaj te krijuar ne kompjuter.

-Kyquni me accountin e administratorit per te bere keto ndryshime.

Klikoni butonin Orb (Start) dhe zgjedhni Control Panel.

Bookmark and ShareBookmark and Share

Ne ditet e sotme Flash-i perdoret ne shume webfaqe per paraqitjen e animacioneve, lojerave, muzikes, reklamave, etj. Fajllat flash neper webfaqe jane te formatit SWF (Small Web Format) dhe jane embed ne webfaqe. Shkarkimi i fajllave SWF qe jane embed ne webfaqe eshte shume i thjeshte dhe mund te behet me secilin shfletues (browser).

Se pari shkoni te faqja qe deshironi ta shkarkoni flash fajllin embed, klikoni me tastin e djathte mbi foto dhe zgjedhni opcionin View Page Info

http://i.imgur.com/Isr1I.png

Selektoni tabin Media dhe gjeni fajllin Embed, klikoni mbi te dhe klikoni Save As

the image

 

 

 
1